Transmetuar më 04-12-2017, 20:53

Një shqiptar, që drejtonte një kamion, është arrestuar nga autoritetet në portin e Barit, në Itali, pasi u kap me dy kilogramë heroinë.
Sipas mediave të vendit fqinj, bëhet fjalë për Kadri Dërgutin, 50 vjeç, nga Durrësi. Dërguti transportonte brava dyersh me kamion në shtetin fqinj për llogari të një firme në Tiranë dhe e kishte bërë shumë herë rrugën Shqipëri-Itali.
Mësohet se ai nuk njihet për precedent të mëparshëm penalë, ndërsa droga u gjet gjatë kontrollit në Portin e Barit.
Heroina ishte ndarë në pesë pako të ndryshme dhe ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. Hetimet janë duke vijuar për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /k.k/noa.al/