Transmetuar më 04-12-2017, 13:24

Kurioziteti rreth martesës së princit Harry dhe Meghan Markle sa vjen dhe rritet. Pas njoftimit zyrtar të martesës të gjithë stilistët duket se janë në garë për të veshur Markle.

Ndër të tjera nusja e ardhshme ka bërë disa deklarata për sa i takon fustanit martesor, duke zbuluar se e ka vendosur atë që do të veshë në ditën e saj të shënuar.

Por si fillim na lejoni t’ju themi se do të jetë shumë i ndryshëm nga ai i dukeshës Kate, pasi aktorja është shprehur se kërkon diçka më të thjeshtë dhe më të rehatshëm, pak a shumë të ngjashëm me fustanin që Carolyn Bessette-Kennedy, bashkëshortja e John F. Kennedy Jr kishte veshur në dasmën e saj.

Mësohet se një nga dizenjuesit më të preferuar të bashkëshortes së ardhshme të princit është francezi Roland Mouret. Aktorja ka veshur dy herë fustanin e nusërisë, në martesën e parë me Trevor Engelson dhe gjatë serialit “Suits” dhe në të dyja rastet, fustanet mbanin firmën e Mouret, me të cilin janë miq shumë të mirë. 

Të tjerë emra që përfliten se janë kandidatë për të realizuar fustanin e ëndrrave të Meghan janë francezi Delphine Manivet, libanezi Elie Saab, stilisti turk Erdem Moralıoğlu, Alexander McQueen (i preferuari i Kate), etj.

Mungojnë edhe pak muaj nga martesa dhe Megan Markle por me siguri ajo e ka bërë zgjedhjen e saj./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd