
Përvoja e parë e mëmësisë për Varsha Bidawat, u kthye në një makth kur mjekët deklaruan se binjakët që lindën para kohe kishin vdekur menjëherë pas lindjes.
Por u zbulua më vonë se një nga foshnjet ishte gjallë, ndërsa familja ishte rrugës për në vendin ku do mbahej funeral në veriperëndim të Delhit.
21-vjeçarja pasi kishte dhimbje të mëdha të lindjes solli në jetë një djalë dhe një vajzë në 30 nëntor.
Vajza vdiq menjëherë ndërsa djali u vendos në inkubator. Vetëm pak orë më vonë mjeku i informoi se ai vdiq në inkubator.
Megjithatë, familja vuri re një lëvizje të lehtë në njërën nga çantat kur ishte vendosur trupi ndërsa po shkonin në funreal.
Babai i fëmijëve Aashish Kumar ka pretenduar neglizhencë nga ana e mjekëve pas ngjarjes së rëndë.
Menjëherë e dërguan foshnjen në spital por u konstatua se kishte marrë një infeksion pasi trupi i tij u vendos në një qesë plastike dhe është në gjendje kritike për jetën.