Transmetuar më 04-12-2017, 11:17

Oqeanet e ngrirë në sistemin tonë diellor mendohet se mund të mbajnë më shumë ujë të lëngshëm se sa dyshohej më parë. Ky është studimi i fundit që Shkencëtarët e NASA kanë publikuar.

Disa objekte të largëta në orbitën e Neptunit kanë temperatura të ulëta rreth 200 gradë nën zero çka e bën të pamundur që uji të jetë në gjendje të lëngshme.

Megjithatë sipas hulumtimeve të reja të NASA uji i lëngshëm mund të jetë nën kore pasi nxehtësia në këtë shtresë mund të krijohet nga tërheqja gravitacionale e hënës së Neptunit, e cila është formuar nga përplasjet e mëdha.

Ky zbulim i bënë shkencëtarët të shpresojnë se Neptuni dhe objektet rreth tij mund të konsiderohet si rezervuarë potencialë i ujit dhe jetës.

E sipas tyre për të shkrirë akujt duhet të krijohen batica dhe zbatica në këto oqeane të ngrirë, e sipas shkencëtarëve që të arrijnë në një përfundim pozitiv duhen me miliarda vite punë.

Megjithatë ekipi ka nisur të hetojë më imtësisht procesin se si mund të formohen, jetojë dhe zgjerohet jeta në oqeanet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd