19:30 | ‘Larg zonave turistike’! Kultivimi i kanabisit në Shqipëri, qeveria miraton standardet për parcelat e rritjes
- 19:22 | Gruaja e Guardiolës thyen heshtjen për divorcin: Ndihem shkëlqyeshëm!
- 18:45 | Zgjedhjet e 11 majit, qeveria miraton fondin shtesë prej 2.5 miliardë lekësh për KQZ
- 18:40 | Sërish zjarr në të njëjtën lagje në Lushnje. Dëme të shumta materiale
- 18:34 | Tragjedia me 79 viktima në resortin e skive/ 11 të arrestuar si autorë të dyshuar për zjarrin. Në pranga edhe zv/kryetari i bashkisë
- 18:31 | Sulm me thikë jashtë një stacioni treni/ Humb jetën një person, 2 të plagosur, autori në kërkim
- 18:28 | Trump fal Ross Ulbricht, i dënuar me burg përjetë pasi krijoi faqen më të madhe të shitjes së drogës në “Dark Web”
- 18:18 | Partia Lëvizja e Legalitetit reagon ndaj sherrit në familjen mbretërore: Vendim me prapavijë politike
- 17:38 | Virozat e stinës/ Ministrja Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinim falas kundër gripit…
- 17:24 | Shau Gjestin nga motra?! Xumi përballet me videon virale: Ka qenë në nerva e sipër…
Horoskopi i Paolo Fox për të mërkurën 22 janar 2025
- Horoskopi i Brankos për të mërkurën 22 janar 2025
- Horoskopi nga Suzan Miler, e mërkurë 22 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- Një pjesë e Sazanit në duart e familjes Trump, Greqia: Ishullin ia falëm ne Shqipërisë, ishte gabim i madh!
- Donald Trump e nis me shkarkime ditën e tij të parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
- Gjendet i mbytur në lumë babai i tre fëmijëve
- Vishet si infermiere dhe rrëmben foshnjen në spital, arsyeja do ju befasojë
- Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, humb jetën shqiptari në Itali (EMRI)
- Shokuese në Itali, e mitura përd*hunohet në rrugë pasi doli nga spitali
- Gjykata e Tiranës e dënoi për dhunë ndaj Elia Zaharisë dhe babait të saj, Princ Leka shfaqet krah partneres së re në Lushnje!
-
Shau Gjestin nga motra?! Xumi përballet me videon virale: Ka qenë në nerva e sipër…
-
“I kam kërkuar 200 mijë lekë se kisha vajzën sëmurë”/ Gerti për Laertin: Sa i pafytyrë ai shoku…
-
A ndodhi puthja e parë mes Egli Takos dhe Gjestit në BBA VIP 4? Video
-
Përlotet Laerti, shpërthen ndaj Gertit: Shpifës i ndyrë, me kë fjete në 1 dhjetor?
-
‘Ke rrahur femrën në mes të lokalit’! Gerti në të bërtitura tregon sherrin me Laertin jashtë
-
‘Pse më shtyve me trup?’ Egli akuzona Gertën: Më pështyu në fytyrë
-
“Mos më prek”/ AGRAVON debati Egli-Gerta: Jam gati të shtyp këdo…
-
Gjykata e Tiranës e dënoi për dhunë ndaj Elia Zaharisë dhe babait të saj, Princ Leka shfaqet krah partneres së re në Lushnje!
-
“A dalim jashtë?”/ Ja si i përgjigjet Egli-Gjestit: Ti je duke…
-
Ik ma merr një shishe ujë”/Plas keq mes Loredanës dhe Rozanës!
-
‘Besëprerë, o gjarpër’! Xumi shpërthen ndaj Eglit: Unë të fala ndjenjat, ti doje fansat e Gjestit
-
Është vetë baba i një vajze/ Jul Deda trondit me informacionin për Eglin: “Larg qoftë…”
-
Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për blasfemi ndaj profetit Muhamed
-
Mamaja e G-Banit reagon për herë të parë e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës!
-
Ish-banorja gati kallëzimin ndaj G Banit, i kërkon të lërë lojën, këngëtari: Vazhdon të jesh dinake!
-
Rikthehet kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…
-
Batuta e Amber shkakton të qeshura: Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi!
-
‘E kam dashnore’/ Gjesti sqaron përplasjen me Xumin: I kërkoj falje familjes së saj!
-
‘Unë kam atë që ti s’ke’! Debat i ashpër mes Gertës dhe Rozanës
-
30 mijë aplikime në një javë nga diaspora! KQZ refuzon 1 në 3 persona. Ja arsyeja
-
Rozana hedh batuta me Gjestin: Sa herë kaloje ti Egli vdiste nganjëherë
-
Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
-
E pushuan nga puna pasi u fut në ‘Big Brother VIP’, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit
-
Egli hap zemrën me Gjestin dhe flet për ish-in e saj! Video
-
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, Gjesti i ndërpret
Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh të veçantë më rastin e 105 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Teksa vlerëson punën dhe përkushtimin e ushtarakëve, sakrificat e tyre dhe të familjeve, angazhimin në krye të detyrës brenda dhe jashtë vendit, Meta i bën apel kuvendit dhe qeverisë t’i trajtojë ata me kujdes në rritje.
"Ky moment historik më nxit, gjithashtu që të inkurajoj kuvendin e Shqipërisë, qeverinë dhe gjithë aktorët tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë", shprehet ndër të tjera Meta.
Mesazhi i plotë
105-Vjet më parë, vetëm pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, u krijuan Forcat tona të Armatosura. Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, si President i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam nderin e veçantë që t’ju përcjell të gjithëve ju ndjenjat e konsideratës time më të lartë për përkushtimin dhe sakrificat tuaja në shërbim të atdheut dhe interesave tona kombëtare. Një mirënjohje të veçantë kam për të gjithë familjarët e ushtarakëve tanë, sakrificat e tyre dhe forcën që ata gjejnë për të përballuar largësinë dhe mungesën e bijve, prindërve dhe bashkëshortëve të tyre.
Në këtë përvjetor të shënuar historik ne kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare që nga Mehmet Pash Derralla deri në ditët e sotme. Në mënyrë të veçantë përkulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Atdheut, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit tonë. 105-Vjetori i krijimit të Forcave tona të Armatosura na gjen sot anëtarë të NATO-s. Ndaj një falënderim e mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarakët shqiptarë që kontribuojnë aktualisht përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.
Në këto çaste, një mirënjohje e posaçme u shkon ushtarakëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me përkushtim për t’u përballur me situatën e vështirë të përmbytjeve në vend. Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucionet e tjera dhe autoritetet lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve të pronës private dhe publike. 105-Vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shtetit Shqiptar më jep mundësinë të konfirmoj edhe njëherë mbështetjen e palëkundur për zhvillimin dhe modernizimin e tyre.
Ky moment historik më nxit, gjithashtu që të inkurajoj Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe gjithë aktoret e tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë. Gëzuar 105-Vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë! Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën në emër të Atdheut! Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë, kudo ku ata shërbejnë në dobi të demokracisë, paqes, sigurisë dhe lirisë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd