Transmetuar më 04-12-2017, 07:30

Siç tha ajo, tradhtia ishte arsyeja që e çoi çiftin drejt atij vendimi, por tashmë ajo kohë ka kaluar dhe për vajzën e njohur të spektakleve, duket se ka nisur edhe një dashuri e re. 

Fotot e Hueydës pranë një mashkulli që i puthte dorën ndërsa darkonin në një restorant në kryeqytet qarkulluan me shpejtësi në portale. Ajo tregoi se ai ishte partneri i saj i ri, dashuria e saj e parë duke shpresuar se do mbetej e fundit dhe duke shtuar se nuk ishte shqiptar.

Të gjitha këto i ndau me publikun e saj, me të cilin është mësuar të jetë gjithmonë e sinqertë. Këtë ka thënë edhe sot, ndërsa ka postuar një foto në Instagramin e saj, së bashku me Gabrielin, me të cilin kaloi disa javë në vendlindje.

Duke lajmëruar për rikthimin në Luksemburg, vendi ku jeton prej 5-vjetësh, Hueyda ka shprehur mirënjohjen për të gjithë miqtë e saj që e kanë mbështetur dhe vlerësuar gjithmonë për sinqeritetin dhe për artin që bën.

“Miqtë e mi Gabrieli dhe unë po kthehemi në Luksemburg aty ku jetojmë prej 5 vitesh dhe nuk e dimë kur do të vijmë përsëri në Shqipëri. Ndërkohë doja t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, inkurajimet, fjalët e ngrohta dhe respektin që na keni dëshmuar përgjatë këtij muaji që kaluam në Shqipëri. 

Një mikesha ime para disa ditësh më tha: “Po mos i trego të gjitha sekretet e tua…” E di që ka të drejtë, ndonjëherë duhet dhe t’jua kursej ndonjë “çmenduri”, por unë nuk harroj kurrë që si artiste ekzistoj falë jush, falë duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja. 

Për më tepër kam lindur dhe jam rritur në Tiranë, ku në çdo hap që hedh ndesh një pediatre që me ka vizituar kur isha fëmijë, një shitëse që më ka shitur akulloren e parë, një mësuese që me ka mësuar alfabetin, një mikeshë me të cilën kemi luajtur syllambyllasi, e plot njerëz të tjerë të cilët më kanë mësuar dhe dhuruar aq shumë sa që nëse do të filloja të shisja mend e të fluturoja do të më tregonin diçka që do të më sillte direkt në tokë…. 

Me pak fjalë, kam vendosur të ndaj me ju jo vetëm gëzimet apo sukseset e mia, por dhe lëndimet dhe dhimbjet e një njeriu që nuk harron nga vjen… Ka njerëz që paguajnë psikanalistët për të bërë një terapi, unë kam fatin ta bëj këtë terapi me ju. Faleminderit për gjithçka! P.s – Nona, teze Opa dhe mami mp mori malli dhe pse vetëm 1 h 30 minuta larg jush”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd