
Një banorë e zonës së Novoselës ka treguar një episod ku ajo është përplasur me kryetarin e Bashkisë së qytetit të Vlorës.
Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur, kur shtëpinë e saj e ka vizituar kryetari i PD Lulzim Basha.
Dhe sipas njoftimit për shtyp të PD-së, shtëpia e saj është përmbytur plotësisht dhe sipas banores nuk ka ardhur asnjë ndihmë nga shteti.
Banore: Dritan Leli më tha mua nuk ta solla unë shiun. i kërkova bar për bagëtinë se po më ngordhin matanë. S’ta solla unë shiuN më tha dhe ta ngrije barin se u lajmërua për 3 ditë. Kush ta ngrinte i thashë. Ta ngrinte çupa më tha. i thashë mos më jep mend mua dhe i thashë ik.
Banor: Dalin në televizior me paturpësinë më të madhe dhe thonë kemi sjellë ujë e ju kemi sjellë këtë dhe atë.
Basha: Ju kanë sjellë gjë?
Banori: Deri tani nuk ka ardhur njeri. zero.
Basha: U kanë sjellë ujë apo ushqim?
Banorët: Jo jo fare (e.c/noa.al)