Transmetuar më 03-12-2017, 17:30

Edhe pse ende 600 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit, në Fier situata po shkon drejt përmirësimit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë.
Kjo pasi lumi Vjosa ka filluar të tërhiqet nga fshati Fitore dhe Novosela e Vlorës, dy fshatra këto që janë goditur shpesh nga përmbytjet.
Emergjencat Civile kanë nisur punën për të zhbllokuar rrugët e këtyre fshatrave si dhe për largimin e ujit nga banesat.
Megjithatë banorëve u është sugjeruar që të qëndrojnë në qendrat e strehimit të ngritura nga qeveria derisa situata të normalizohet dhe uji të largohet nga shtëpitë e tyre.
Përsa i përket ujit të pijshëm, autoritetet nuk sugjerojnë konsumin e ujit të çezmave pasi është i ndotur. (e.c/noa.al)