Transmetuar më 03-12-2017, 07:56

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë të dy artistë të angazhuar në koncerte, megjithatë sipas Roza Latit, drejtueses së “Why not”, ku ishte e ftuar këngëtarja, shumë njerëz mendojnë që ajo e ka të lehtë sepse është bashkëshorti që paguan kompozitorët dhe e mbështet në çdo hap.

Këngëtarja nuk e mori aspak keq këtë hamendësim madje shumë qetë u përgjigj që fillimisht Besi i ka dhënë një dorë.

“Do isha mosmirënjohëse po ta mohoja që në fillim Besi më ka mbështetur si shok, si partner. 

Ai më ka thënë që do të mbështes tani që të mos kesh nevojë më vonë t’i shtrish dorën askujt”, tha Xhensila gati e prekur nga zemërgjerësia e partnerit të saj.

Megjithatë më pas këngëtarja ia ka dalë që të sigurojë vetë të ardhurat dhe të mbulojë me to kërkesat e saj. 

“Unë kam punuar fort dhe, sigurisht pa mohuar dhuratat e partnerit, të gjitha veshjet që shihni dhe çdo shpenzim timin e ble vetë”, ka thënë Xhensila.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd