
Në ditën e tretë të përmbytjeve, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përllogaritjen e dëmeve që u shkaktuan në të gjithë vendin.
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, kreu i qeverisë tha se identifikimi i dëmeve dhe fatura duhet të bëhen në transparencë të plotë.
Fatura e zhdëmtimeve dhe kompensimeve duhet përgatitur me transparencën më të madhe dhe seriozitetin më të plotë, në mënyrë që askush nga njerëzit e prekur dhe familjet në nevojë të mos mbetet jashtë listës”, deklaroi kryeministri.
Ai tha se po pëgatitet edhe plani për të rikthyer situatën në normalitet.
“Duhet të përgatisim edhe analizat në nivel bashkie, në nivel qarku, dhe në nivel kombëtar për të avancuar më tutje me një program të qartë që është në fakt vijimi i punës së nisur dy vjet më parë dhe plotësimi i nevojave në të gjitha aspektet sepse këto përmbytje nuk janë më një herë në 100 vjet por të përvitshme.
Sipas parashikimeve do të ketë reshje dëbore në zonën verilindore të vendit dhe për këtë dua ta përsëris që kontraktorët duhet të garantojnë që të hidhet kripa në akset rrugore që mund të preken nga dëbora siç parashihet në kontrata dhe të mos shkojmë pas dëborës por të kemi një masë të thjeshtë parandaluese”, u shpreh Rama. /k.k/noa.al/