Rrethi i Fierit pas atij të Vlorës, është më i prekuri nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Bëhet e ditur se deri në orën 14.00 të ditës së sotme janë përmbytur 333 banesa, ndërsa rrezikohen 250 të tjera.
Po ashtu konfirmohet evakuuimi i rreth 70 familjeve në rrezik, ndërkohë që mbi 350 hektarë tokë ndodhet nën ujë. Aktualisht situata paraqitet mjaft e vështirë, për shkak të rinisjes së reshjeve.
Rreth mesditës lumi Seman ka çarë argjinaturën duke rrezikuar katër fshatra dhe më konkretisht bëhet fjalë për fshatin Nguras, Imsht, Çukas dhe Zhelizhan.
Po ashtu mbi 450 hektarë tokë në Tërbuf është përmbytur për shkak të vërshimeve të mëdha nga lumenjtë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd