Transmetuar më 02-12-2017, 09:24

Ajo është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare e cila arriti të bëjë karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse kohëve të fundit i është dedikuar familjes dhe rritjes së vajzës së saj.

Modelja Emina Cunmulaj këtë të premte ka bërë me dije se është shtatzënë për të dytën herë, rreth një vit e gjysmë pasi u bë nënë e një vajze.

Ajo publikoi një fotografi familjare në Instagram ku shihet me të shoqin dhe vajzën, ndëtrkohë që duket barku i rrumbullakosur.

“Familja jonë po rritet”, shkruan Emina, duke ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzuar.

Kujtojmë se Emina aktualisht është nënë e vogëlushes Ella Faria, e cila erdhi në jetë më 28 mars të vitit 2016 si fryt i martesës me milionerin amerikan me prejardhje iraniane Sam Nazarian. /a.y/noa.al