Transmetuar më 02-12-2017, 08:58

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune, duke publikuar pamje të rënda nga përmbytjet ku shihet një Shqipëri nën ujë.

Duke publikuar një video në Facebook, nga aksioni i Forcave të Armatosura në misionet e shpëtimit, ai uron që situata të përballohet me sukses.

“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh krenarie kombëtare për Forcat e Armatosura, uroj që t’ia dalim faqebardhë deri në fund përballimit të një situate tejet kritike si kjo që po kalojmë”, shkruan kreu i qeverisë.

Ky postim i tij ka sjellë reagime të shumta nga qytetarët, ku njëri prej tyre i shkruan, “Jo bravo zotit Rama, po bravo çunave të Forcave të Armatosura që janë gati në çdo rrezik dhe në gatishmëri të Shqiperise. Zoti tu ruaj çuna, se qeverria nuk duket gjëkundi”.

Një tjetër shton, “Detyrën kanë bër ata edhe ti megjithatë, po urat si ka mundësi që i mori uji? Apo edhe ato u bën për reklamë votash”. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd