Transmetuar më 01-12-2017, 22:15

Armina Mevlanin jemi mësuar ta shohim shpesh me fotot provokuese në rrjetet sociale, dhe jo pak herë edhe në plazhet më mahnitëse.

Por blogerja e famshme ka treguar edhe anën e saj të guximshme, në një kohë që i gjithë vendi është i përfshirë nga situata e rënduar e motit të keq.

Madje ajo duket se nuk është ndjerë aspak e kërcënuar nga reshjet, duke guxuar të udhëtojë natën drejt një destinacioni më të ftohtë dhe të rrezikshëm.

Në fotografitë që ka postuar në “Instastory”, blogerja nuk e tregon se ku ndodhet, por shihet qartë se po e shijon  shumë borën e rënë.

Veprim i guximshëm të udhëtosh në atë orë duke ditur se vendi po përmbytej, por Arminës  siç duket i pëlqen rreziku. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd