Rreshjet e të paktën 48 orëve të fundit kanë mjaftuar ëër rritjen e nivelit të ujit në hidrocentrale. Madje duke i detyruar ata edhe të hapin portat, për shkak të tejmbushjes së rezervuarit.
Të tillë janë hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës, të cilës që prej mbrëmjes së djeshme kanë hapur portat për të shkarkuar ujin.
Intensiteti i shkarkimeve në HEC-in e Vaut të Dejës ka arritur në 600 m3/s ndërsa në atë të Komanit 500 m3/s. Të dy hidrocentralet po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa KESH ka vënë në punë të gjithë agregatët duke rritur prodhimin e energjisë.
Ndërkohë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është rritur me 2 metra, duke arritur në kuotat 270 metra, ndërsa prurjet kanë arritur në 1700 m3/s. (e.c/noa.al)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd