Transmetuar më 30-11-2017, 23:34

Situata për shkak të reshjeve të shiut sa vjen e përkeqësohet në vendin tonë.

Ndërkaq forcat e armatosura kanë evakuuar edhe 10 persona të tjerë në zonën e Valiasit.

Ata po transportohen pranë të afërmve të tyre.

Më parë gjatë mbrëmjes 13 persona u shpëtuan për shkak se kishin mbetur të bllokuar brenda një automjeti të zjarrfikëses në Kamëz.

Sipas të dhënave paraprake mësohet 10 banorë të dy shtëpive në Valias i Ri, së bashku me 3 efektivë të Shërbimit Zjarrfikës u shpëtuan pasi kishin mbetur brenda automjetit që kishte shkuar për t’i evakuuar si pasojë e përmbytjeve./a.k/noa.al/