Transmetuar më 30-11-2017, 21:09

13 persona kanë mbetur të bllokuar brenda një automjeti të zjarrfkëses në Kamëz, shkruan tvKlan.al.

Sipas të dhënave paraprake mësohet 10 banorë të dy shtëpive në Valias i Ri, së bashku me 3 efektivë të Shërbimit Zjarrfikës kanë mbetur brenda automjetit që kishte shkuar për t’i evakuuar si pasojë e përmbytjeve.

Në momentin kur makina po bënte të kthehej mbrapsht, njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal. Kërkohet ndërhyrja e forcave të Ushtrisë me makina të mëdha, pasi është e pamundur që banorët të dalin nga mjeti.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari e cila po ndjek nga afër situatën. 

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd