Transmetuar më 30-11-2017, 20:12

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga kërkesa e PS-së për të shkarkuar Kreun e KQZ-së Klement Zguri, i cili mori detyrën në bazë të marrëveshjes së 18 Majit Rama-Basha.

Ishte vetë Kryeministri Rama që kërkoi mos futjen në shqyrtim për diskutim në Kuvend, të shkarkimit të Zgurit.

Në të njëjtën kohë, Rama i ka kujtuar kreut të PD-së Lulzim Basha se nëse marrëveshja me të ka vdekur, kreu i KQZ Klement Zguri është dëshmori i parë.

" Pyetja e Taulantit që të ngriti përpjetë ka lidhje me marrëveshjen, sepse është marrëveshja që krijoi atë konfigurim në KQZ. Nëse marrëveshja ka vdekur zoti Zguri është dëshmori i parë. Mendoj që nuk është këtu dhe sot momenti që ta bëjmë këtë debat. Ajo që un thashë kishte të bënte me mospërdorimin e shumicës për t’i dhënë fund këtij debati me logjikën e shumicës," tha mes të tjerave Kryeministri

Pas debateve të shumta në sallë, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës u dakordësuan për mbylljen e seancës parlamentare,për shkak të motit që deputetët të shkonin në terren. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd