Transmetuar më 30-11-2017, 19:20

Urgjenca në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është përmbytur nga uji ditën e sotme.

Ndoshta për shkak të reshjeve, ndoshta për shkak të ndonjë çarje tubacioni, kjo mbetet ende e paqartë.

Pamjet janë bërë publike nga ‘JOQ’, ku shikohet se i gjithë korridori dhe pjesa e dyshemesë është përmbytur nga uji.

Situata e përmbytjeve, si pasojë e reshjeve të shiut, ka agravuar në orët e pasdites, teksa në shumë zona të vendit janë raportuar situata problematike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd