Transmetuar më 30-11-2017, 18:51

Dy persona në rrezik për jetën si pasojë e daljes nga shtrati e lumt Kir, janë shpëtuar mbrëmjen e kësaj të enjte.

Ngjarja ka ndodhir në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku ka qenë ndërhyrja e FNSH-së që u ka shpëtuar jetën banorëve.

Nga raportimet e para nga vendi i ngjarjes, mësohet se reshjet e dendura kanë nxjerrë nga shtrati lumin Kir në Shkodër, duke përmbytur disa banesa.

Ndërkohë alarmante situata është edhe në Vlorë, ku të paktën 3 fshatra po vuajnë mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Ndërkohë po në Vlorë, janë evakuuar edhe tre familje, të cilave u janë mbytyr banesa. Përmbytje janë shënuar edhe në Tiranë, ku disa banesa në fshatrat Valias dhe Laknas janë përfshirë nga uji.

Ndërsa në segmentin Librazhd-Elbasan ka patur rrëshqitje gurësh në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Situata është rënduar së tepërmi këtë të enjte, me reshjet e dendura që kanë përfshirë të gjithë vendin. (e.c/noa.al) 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd