Transmetuar më 30-11-2017, 18:06

Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë sjellë bllokimin e një pjese të autostradës Tiranë-Durrës. Uji ka arritur nivelin e 0.75 metrash, në segmenti pranë një karburanti, ndërsa policia ka devijuar qarkullimin në rrugën dytësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar patrulla shtesë për të parandaluar incidente të mundshme.

Në njoftimin e policisë bëhet apel për drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm kur lëvizin në autostradë.

Reshjet e shiut kanë filluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe kanë sjellë disa problematika në vend.

Situata pritet të rëndohet në orët në vijim, për shkak të shtimit të intesitetit të shirave. /k.k/noa.al/