Transmetuar më 30-11-2017, 18:01

Rreth 5 automjete janë përplasur mes tyre pasditen e kësaj të enjte. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rrëshenit.
Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale
Megjithatë aksidenti në fjalë ka sjellë bllokimin për disa çaste të aksit rrugor, deri në ndërhyrjen e policisë.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë moti i rënduar dhe reshjet e shumta. (e.c/noa.al)