Transmetuar më 30-11-2017, 16:21

Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë përfshirë këtë të enjte të gjithë territorin e vendit, ka vënë në rrezik përmbytje dhjetëra familje në zona të ndryshme të vendit.

Një ndër këto zona është edhe Thethi, ku reshjet e dendura sot në atë zonë, kanë vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve.

Një video e tillë është publikuar nga Mirsad Basha. Dhe siç shihet në pamjet e mëposhtme, dy persona rrezikojnë jetën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër. 

 “Banorët e Thethit rrezikojnë jetën në kohë reshjesh shiu dhe bore. Atje nuk ka rrugë e as ura të sigurta. Zoti i ndihmoftë sepse institucionet i kanë lanë prej kohësh mbas doret”, shkruan aktivisti Mirsad Basha. 

Pamjet tregojnë qartë situatën e rënduar në të cilat po përballet vendi ynë. Dhe sipas sinpotikanëve, kjo situatë me reshje do të vijojë përgjatë gjithë javës. (e.c/noa.al) 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd