Transmetuar më 30-11-2017, 09:58

Ditën e martë më 28 nëntor, vajza e çiftit të këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani festoi ditëlindjen e saj të dytë.

Po atë ditë çifti i njohur publikoi këngën “Dhurata”, dedikuar vogëlushes, si dhurata më e bukur në jetën e tyre.

Por ata kanë organizuar një festë të veçantë për Amelinë e vogël, ku kanë mbizotëruar personazhet e Mickey Mouse.

Nën tullumbace të shumta dhe ëmbëlsira pa fund, ditëlindja e Ameli dukej vërtetë përrallore.

Në fotogalerinë që shoqëron shkrimin gjeni pamje nga festa e ditëlindjes. /a.y/noa.al