Transmetuar më 29-11-2017, 22:14

Një person në Maqedoni ka befasuar me veprimin e tij duke nxjerrë në shitje gjyshen e tij.

Me sa duket ai ka vendosur që të “çlirohet” nga gjyshja e duke bërë një shpallje online për shitjen e të moshuarës.

”Shes gjyshen, 68 vjeçare, ka pension prej 15.000 denarë (250 euro). Çmimi sipas marrëveshjes”, ka shkruar ai.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta te qytetarët.

Një prej komentuesve e ka denoncuar rastin edhe në polici, ndërsa të tjerë i kanë uruar të njëjtën gjë personit që ka bërë paturpësinë me gjyshen./a.k/noa.al/