Transmetuar më 29-11-2017, 20:05

Rreth 218 persona janë kthyer sot në Shqipëri, pasi tentuan, por pa sukses të merrnin azil në vende të ndryshme të BE-së.

Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, ata janë rikthyer mbrëmjen e kësaj të mërkure nga vendet e BE-së, ku janë pritur nga Policia e Shtetit. 

Sipas të dhënave të Policisë, 88 prej tyre janë deportuar nga Gjermania me avion të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil.

Ndërsa , 130 të tjerë janë kthyer me vullnetin e tyre nga Franca.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas mbërritjes së shqiptarëve, Drejtoresha e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj theksoi edhe një herë se ka zero mundësi për shqiptarët që të fitojnë azil në vendet e BE-së.

Prandaj u kërkoi qytetarëve shqiptarë, që të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Schengen. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd