



Kishte fshehur në makinë plot 31 kilogramë marijuanë, ndërsa në shtëpi iu gjet lëndë narkotike kokainë.
Policia italiane ka arrestuar këtë të hënë 41-vjeçarin shqiptar Vladimir Kapaj, si dhe bashkëpunëtorin e tij italian Agatino Piano 39 vjeç.
Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, ndërkohë që operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në Siçili në provincën e Misterbianco.
Kapaj u prangos pasi nga kontrolli në makinën tip “Opel” u gjetën tre thasë me 31 kilogramë marijuanë.
Më tej nga kontrolli i bërë në banesën e tij u gjet 850 gramë kokainë. Mësohet se 41-vjeçari shqiptar lëndën narkotike po ia dorëzonte italianit, kur u kapën në kushtet e flagrancës.
Sipas hetuesve italianë lënda narkotike e sekuestruar do të sillte një fitim prej afro 160 mijë euro. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





