Transmetuar më 29-11-2017, 11:33

Prej disa kohësh flitet se çifti i këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta janë ndarë. Gjithçka pasi prej disa muajsh Bigu është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat rozë nuk i kanë kursyer shkrimet për një krizë në çift, por ditën e sotme ka ardhur reagimi i parë i reperit të njohur.

Ai ka publikuar një fotografi të Vesës dhe djalit, ndërsa vogëlushi i tyre mbush një vjeç e gjysmë.

“Lian 18 muajsh… Shihemi së shpejti dy dashuritë e mia!”, shkruan Bigu në Instagram.

Në këtë mënyrë ai ka konfirmuar se çifti nuk ka asnjë krizë dhe se së shpejti do jenë bashkë.

Flitet se edhe Vesa me vogëlushen do bashkohet me Bigun në SHBA, ndërkohë gjithçka mbetet për t’u parë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd