Transmetuar më 29-11-2017, 11:09

Pas hetimeve dhe dyshimeve për lidhje të mundshme të atentatit që iu bë të riut nga Vlora, teksa iu vendos eksploziv në makinë me dy vrasjet e bujshme në Vlorë dhe Durrës, ku viktimat ishin kushërinj të tij, vjen reagimi i familjarëve.

Në prononcim për “News 24”, familjarët e Inez Hajrulla, të riut që ndodhet në reanimacionin e Vlorës, tregojnë se me “të afërmit që u vranë nuk kontaktonim prej vitesh”.

Sipas tyre, Inez nuk ka pasur asnjë konflikt në Durrës. “Ne i kemi dhënë pistat ku dyshojmë në dëshmitë që kemi bërë në polici”, thonë familjarët.

“Atentati që iu bë djalit nuk ka lidhje me vrasjen e të afërmëve tanë. Me ata nuk kontaktonim prej vitesh. Dy personat e v rarë ishin kushërinjtë tanë të largët,” thonë familjarët.

 Ata gjithashtu konstatojnë se Inezi lëvizte lirisht në çdo qytet të Shqipërisë dhe se nuk ka pasur konflikte në Durrës.

Megjithatë policia e Vlorës deklaroi se Hajrulla ishte person me precedentë të theksuar kriminalë.

Atentati me eksploziv në Vlorë, të riut të gjymtuar i janë vrarë dy kushërinj

Iu vendos eksploziv në makinë, policia arreston të riun e gjymtuar. Ç’iu gjet në makinë

Atentati me eksploziv në Vlorë, djalit të biznesmenit i presin këmbën

Makinës në Vlorë iu vu eksploziv, i plagosuri me precedentë të theksuar kriminal 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd