Transmetuar më 29-11-2017, 09:23

Vendi ynë është lëkundur nga dy goditje të forta tërmeti të cilat janë shënuar gjatë natës së lënë pas.

Më konkretisht lëkundja e parë është shënuar në Korçë në orën 01.40 të së mërkurës, me magnitudë 2.7 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra e tij ka qenë në Maliq me thellësi 2 kilometër.

Ndërkohë lëkundja e dytë është shënuar pak minuta më vonë në qytetin verior të Kukësit.

Tërmeti është ndjerë në orën 01.53, natën duke gdhirë e mërkurë, me thellësi 10 kilometër.

Paraprakisht mësohet se nga lëkundjet nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. /a.y/noa.al