









Ata kanë shumë vite të lidhur, janë prindër të një djali, por kjo duket se nuk mjaftoi që martesa e tyre të zgjaste.
Prezantuesja e njohur Bora Zemani dhe bashkëshorti i saj DJ Vin Veli, i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Ndërsa zërat nisën qysh para disa muajsh, ato u mohuan nga Vini dhe Bora, por tashmë duket se nuk ka më kthim mbrapa.
Mësohet se Bora Zemani dhe Vin Veli janë ndarë, duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare, madje nuk jetojnë më as bashkë.
Ndonëse zyrtarisht prej tyre nuk ka ardhur asnjë qëndrim, prej muajsh çifti nuk publikon më foto të përbashkëta dhe as nuk e ndjekin njeri tjetrin në rrjetet sociale. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





