Transmetuar më 28-11-2017, 20:25

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 tek ish- Parku i Autobusëve në Tiranë.

Sipas asaj që raporton "Panorama", i plagosuri është identifikuar si efektivi i policisë me iniciale E.B.

Deri më tani nuk dihet autori si dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.(e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd