Transmetuar më 28-11-2017, 19:33

Janë publikuar pamjet e rënda në të cilat shfaqen disa peshkatarë që masakrojnë në det të hapur një balenë, dhe më pas lënë atë të japë shpirt teksa varet në bishtin e anijes.

Pamjet e rënda datojnë që në 31 Janar të vitit 2008, por janë bërë publike vetëm tani, pas një beteje 5 vjeçare me drejtësinë nga ana e organizatave që mbrojnë të drejtat e kafshëve.

Dhe për të shmangur, rrezikun e një konflikti diplomatik mes Australisë dhe Japonisë, autoritetet kanë pritur vendimin e gjykatës për t’i publikuar ose jo.

Video është regjistruar në ujërat e Antarktidës, dhe tregon momentin e rëndë se si peshkatarët japonezë ngulin një shtizë përmes trupit të balenës së gjorë, dhe më pas e lënë atë të ngordhë të varur në anije.

Drejtues i një prej organizatave anti-gjueti të balenave, Jeff Hansen tregon se kanë qenë autoritetet australiane që kanë filmuar momentin për të vërtetuar masakrën ndaj balenave që ndodh në brigjet e Antarktidës.

 "Në vitin 2008 qeveria australiane dërgoi një anije me porosi për të dokumentuar gjuetinë e balenave nga peshkatarët japonezë në territorin australian të Antarktidës," thotë ai

Dhe pikërisht për faktin se kjo gjueti ndodh në territorin australian të kontinentit të ngrirë, diçka e tillë mund të përbënte rrezikun e një koinflikti diplomatik me Japoninë, duke qenë se një gjë e tillë është e ndaluar.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve nga ana tjetër apelojnë që kjo mizori të marrë fund, dhe se kjo video të mund të shërbejë si shembull për sensibilizim.

Praktika mizore e gjuetisë së balenave është klasifikuar si e jashtëligjshme nga nga bashkësia ndërkombëtare. Megjithatë, Japonia vazhdon të vrasë më shumë se 300 balena në Antarktidë çdo vit nën maskën e kërkimit shkencor.(e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd