Transmetuar më 28-11-2017, 18:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Berat, ku një makinë ka përplasur një 53 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, tek ish-Kombinati i Tekstileve, ku automjeti ka përplasur këmbësorin me iniciale A.R.

Për pasojë ky i fundit ka marrë plagë të rënda për jetën dhe pas ndihmës që mori në spitalin e Beratit, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po heton lidhur me identifikimin dhe arrestimin e shoferit. (e.c/noa.al) 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd