Dy djem të mitur janë vënë nën akuzë, pasi kanë hyrë me thyerje në banesën e fqinjit të tyre.
Bëhet fjalë për dy djem 12-vjeçarë me iniciale K. U., dhe A. Q., banues në Shkodër.
Ata akuzohen se në orën 10:00 të paradites së të hënës, në fshatin Bleran, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit N. L., 74 vjeç.
Ata kanë marrë në shtëpinë e bashkëfshatarit 1200 dollarë, me të cilat kanë blerë katër telefona celularë, dy ora dore dhe u kanë mbetur edhe 52 mijë lekë të reja.
Shuma e parave dy fëmijëve iu gjetën të fshehura afër tunelit të fshatit Rrencë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyshuarve për shkak të moshës së mitur nisën hetimet në gjendje të lirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd