Transmetuar më 28-11-2017, 13:45

Një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në prangat e policisë në Rivoli të Italisë pasi akuzohen për një seri vjedhjesh.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga u vu 29-vjeçari shqiptar Arbër Metalia dhe bashkëpunetori i tij italian Emanuele Ravaneti, 39-vjeç.

Me arrestimin e tyre duket se ka marrë fund edhe tmerri i punonjësve në zyrat postare dhe në supermarkete, vende ku ata kryenin grabitjet.

Ata akuzohen për një seri vjedhjesh me armë dhe dhunë, së fundi edhe për grabitjen në zyrat postare të Alpignano dhe Grugliasco. 

Në listën e grabitjeve është edhe sulmi që bënë në një supermarket në qytetin e Torinos. Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë, ku shfaqen teksa në kërcënimin e armëve, u merrnin paratë punonjësve. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd