Transmetuar më 28-11-2017, 11:25




Kryeministri Edi Rama ka uruar në mënyrë të veçantë 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një përzierje të flamurit të Shqipërisë me të Kosovës, duke uruar kësisoj të gjithë shqiptarët.
“Të gjithë shqiptarëve kudo janë, nga Vlora u uroj Gëzuar 105- vjetorin e Parësisë së Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.
Ky urim i tij vjen pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Korçë.
Ditën e sotme, Kryeministri Rama ndodhet në Vlorë, ku në mesditë do të ngrihet në mënyrë simbolike flamuri. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





