Transmetuar më 28-11-2017, 09:55

Në disa shtete të botës kanë nisur përgatitjet për dekorimet për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Edhe Shtëpia e Bardhë është përfshirë në këtë atmosferë festive të fundvitit pasi kanë përfunduar stolisjen. 

Ditën e djeshme, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, njoftoi se dekorimi i Shtëpisë së Bardhë tashmë ka mbaruar.

Melani Trump ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku tregon atmosferën e ngrohtë të festave të fundvitit.

Ajo shkruan se dekorimet u vendosën tashmë dhe se Shtëpia e Bardhë është e gatshme të festojë. Gjithashtu ajo shton dhe urimin për Krishtlindje të Gëzuara dhe një sezon të gëzuar pushimi. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd