Transmetuar më 28-11-2017, 08:35

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë 28 nëntor me një postim ndryshe në rrjetin e tij social Facebook, i cili nuk ka të bëjë aspak me simbolikën e kësaj dite.

Rama i ka uruar shqiptarëve një ditë të mbarë sot teksa është ndalur tek buxheti i vitit 2018.

Përmes postimit të tij, kryeministri thotë se fokusi i këtij buxheti është tek arsimi, sporti dhe investimet për rininë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë video mbi mbështetjen e rritur për arsimin, sportin dhe rininë me Buxhetin 2018, ju uroj një ditë të mbar”, shkruan Rama.

Por ashtu siç ndodh pothuajse pas çdo postimi të Ramës, edhe sot nuk kanë munguar reagimet nga qytetarët.

Disa prej tyre e kanë uruar për festat e 28-29 Nëntorit, ndërsa të tjerë i kujtojnë premtimet për investime të ndryshme. “Torovica do rrugën, mos e harro” i shkruan një nga qytetarët. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd