Transmetuar më 27-11-2017, 19:04

Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë.

Viktimë ka mbetur një grua e moshuar, e cila ndërroi jetë pak pasi u transportua për ndihmë në spital.

Sipas njoftimit të Policisë, më datë 26.11.2017, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka rënë nga kati i pestë i pallatit dhe si pasojë ka ndërrar jetë sapo ka mbërritur në spital shtetasja Z.Z., 82 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd