Transmetuar më 27-11-2017, 18:22

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat as në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e Kosovës Ramush Haradinaj, në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.

Dhe siç është bërë e zakonshme kohët e fundit, batutat dhe ngacmimet e kryeministrit janë të drejtuara për gazetarët.

I tillë ishte edhe rasti i kësaj të hëne, ku nga Korça ku po zhvillohet takimi i dy qeverive, Rama zgjodhi t’i përgjigjet pyetjes së një gaetari kosovar me  një bvatutë.

Bëhet fjalë për një gazetar të Klan Kosovës, i cili kërkoi t’i bënte një pyetje të fundit shefit të qeverisë shqiptare, por që mori përgjigjen:

“Të fala Batonit” tha me humor Rama duke ju referuar gazetarit Baton Haxhiu i cili drejton pikërisht Klan Kosovën.

Kujtojmë se Baton Haxhiu jo në pak raste ka mbështetur qeverinë “Rama”, ndërsa vetë kryeministri shqiptar këtë batutë e ka përdorur edhe më herët në shprehjen e famshme për pronarin e TV Klan, “të fala Sandrit”.(e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd