Transmetuar më 27-11-2017, 17:59

Një veprim shokues mund të konsiderohet ai që bëri një 26-vjeçare, e cila i ka prerë të dashurit të saj organin gjenital me gërshërë, ndërkohë që ai po flinte gjumë.   

Brenda Barattini, nga Argjentina sulmoi 40-vjeçarin mëngjesin e së dielës në në qytetin e Cordobës ndërsa ishte në gjumë. 

Ai u dërgua në spital për shkak të humbjes së madhe të gjakut por tani është në gjendje të qëndrueshme. 

Policia arrestoi 26-vjeçaren, e cila pranoi krimin e kryer, raporton Daily Mail. 

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, por policia beson se Barattini hyri në shtëpinë e të dashurit në orët e para të mëngjesit.

Është gjithashtu e paqartë se çfarë motivoi vajzën për të kryer një sulm të tillë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd