







Princ Harry dhe Meghan Markle kanë dalë para pak minutash për herë të parë para mediave për fotot dhe intervistën e fejesës.
Për dekor kishin motin britanik dhe një oborr të vjetër, kopshti memorial i princeshë Diana-s, ndërsa u shfaqën shumë të afërt fizikisht dhe të qeshur gjatë gjithë minutave që qëndruan para kamerave.
Ata iu përgjigjën me fjalë të zakonta pyetjeve të zakonshme që mund t’i bësh një çifti të dashuruar duke thënë që ishin të lumtur.
Teksa e pyetën se kur e kuptoi se ajo ishte e duhura, princi u përgjigj: “Që herën e parë që u takuam”.
Ai kishte veshur një kostum blu, ndërsa Meghan një pallto të bardhë me rrip dhe këpucë me taka. Flokë të lëshuar dhe pamje natyrale.
Teksa po largoheshin, ajo që ra në sy ishte edhe unaza mahnitëse me diamantë, të cilën Harry e kishte zgjedhur vetë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





