

Shpërthen në ecje e sipër një makinë tip “Fuoristradë”, duke bërë që drejtuesi i saj të mbetet i plagosur.
Ngjarja e rëndë u shënua paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen “Isa Boletini”.
Mësohet se makina me targa “AA298CL”, ishte në ecje në një zonë ku nuk kishte shumë qarkullim.
Dyshimet paraprake janë përqëndruar në pistën e një shëprthimi të komanduar me eksploziv. I plagosuri i moshës 25-vjeçare, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Sakaq behet me dije se automjeti pasi ka shpërthyer ka lëvizur për inerci për disa metra duke u përplasur me një makinë që ndodhej aty pranë, siç mund të shihni në fotografi.
Aktualisht policia ka rrethuar zonën, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë lidhur me ngjarjen. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





