Transmetuar më 27-11-2017, 08:59

Dy lëkundje të forta tërmeti janë shënuar njëra pas tjetrës në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin tonë.

Më konkretisht epiqendra e tërmetit ka qenë në jug të Shqipërisë dhe saktësisht në veriperëndim të Gjirokastrës.

Lëkundja e parë e tërmetit u shënua në orën 06.18 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Ky tërmet është shënuar nga një lëkundje e dytë me magnitudë 2.8 ballë të shkallës rihter, në orën 06.32, pak minuta pas tërmetit të parë.

Fatmirësisht nga të dhënat e deritanishme nuk flitet për të lënduar apo dëme materiale. /a.y/noa.al