“Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për pavarësinë e Kosovës.” Deklarata është bërë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në komunën e Medvegjës këtë të dielë.
Në prononcimin e tij për mediat serbe dhe ato shqiptare, Presidenti Meta tha se ndjehet në komunat shqiptare të Serbisë, sikur të ishte në shtëpinë e tij.
Ndër të tjera Kreu i Shtetit shprehur besimin se Beogradi zyrtar do të marrë vendimin e duhur sa i përket njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
“Në Medvegjë u ndjeva më mirë se në vendlindjen time. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë gjithmonë janë në vëmendjen time. Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për pavarësinë e Kosovës, në kohën e duhur, në interes të gjithë rajonit” deklaroi ai.
Në këtë vizitë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetra shqiptarë. (e.c/noa.al)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd