
Brunilda Spiro, e ëma e Viola Spiros, duket se nuk i ka pritur aspak mirë raportimet që janë bërë këto ditë në media lidhur me arrestimin e Valentin Selajt në Itali, i dashuri i moderatores së njohur i akuzuar për trafik kokaine.
Në një status të gjatë në Facebook, Brunilda Spiro nuk i ka kursyer akuzat e saj ndaj gazetarëve, për të cilët thotë se “nëse do të mundej, do t’i thyente gishtat gazetarëve, nxirrte sytë e shkurtonte gjuhën.”
Sipas së ëmës së Viola Spiros, emri i vajzës së saj është keqpërdorur nga media këto ditë, duke e etiketuar dashurinë e saj me të arrestuarin, si të varur prej parave.
“Ktheni pasqyrën nga vetja!Larg gjuhët e liga nga vajzat e mia! Nëse do mundesha, do ju thyeja gishtat, ju gazetarëve, do ju nxirrja sytë, do ju shkurtoja gjuhën dhe kjo mizori do më falej nga e drejta e mëmësisë. Njësoj si klloçka, që i nxjerr sytë gjithkujt, që ngacmon zogjtë e saj,” shkruan mes të tjerash Brunilda Spiro
Lajmi për arrestimin e të dashurit të Viola Spiros në Itali u përhap me shpejtësi ditët e fundit, ndërsa vetë moderatorja nuk ka reaguar ende për këtë çështje.(e.c/noa.al)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





