Transmetuar më 26-11-2017, 16:53

Gjatë mbrëmjes që lamë pas moderatori i emisionit “Zonë  lirë”, Arian Çani ishte i ftuar në “Why Not” në “Ora News”.

Çani ka folur për karrierën e tij dhe ka dhënë detaje nga jeta e tij private.

Ai gjithashtu ka rrëfyer se është i mirëpaguar pë punën që ai bën.

E megjithatë ai nuk ka dhënë një shifër konkrete se sa paguhet por ka thënë se ka një rrogë shumë të mirë.

“Është e lartë, nuk do preferoja ta thoja shifrën por është një rrogë shumë e mirë. Është emision komercial i cili ka çmime shumë të mëdha dhe kam shumë sponsora. Nuk dua ta them, jo për sekret, por nuk ka ndonjë rëndësi. Se unë do ta bëja po njësoj edhe po mos të kisha lekët,” u shpreh ai./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd