Transmetuar më 26-11-2017, 16:46

“Qytetari dixhital” ka nxjerrë blof ish-Kryeministrin Sali Berisha sa i përket lajmit se në Lezhë ka rënë një avion me drogë, çka e ka detyruar atë që si rrallë herë të fshijë postimin.

Mëngjesin e kësaj të diele, Berisha postoi denoncimin që i vinte nga “qytetari dixhital” bashkangjitur me foton e një avioni të rrëzuar.

Ish-Kryeministri nuk hezitoi që ta bëjë publik këtë denoncim.

“Ka rënë mushkonja një Lezhë, tani sa kalova. Anonim të lutem”, i shkruante qytetari

Por duket se e gjithë kjo të jetë një shaka, që siç u konfirmua edhe më vonë, avioni nuk është në Shqipëri, por në Britani.

Kjo ka bërë që ish-Kryeministri të fshijë postimin.(e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd