Transmetuar më 26-11-2017, 11:30

“Ajo nuk ka asnjë faj, përveç faktit që është e bukur… dhe që u zgjodh si partnere nga Valentin Selaj, një prej bosëve të trafikut të kokainës”.

Janë këto fjalët të cilat shkruajnë mediat italiane, pas arrestimit të të dashurit të Viola Spiros, i akuzuar për trafik kokaine.

Banda e të dashurit të Spiros, u zbulua nga dy femra të prokurorisë së Amsterdamit, Hollandë, pjesë e sektorit investigativ hollandez, në bashkëpunim me një tjetër grua nga prokuroria e Firenzes, në Itali.

Selaj akuzohet se tradfikonte kokainë nga Hollanda drejt Italisë dhe konkretisht drejt zonës së Firenzes.

Por shkak për nisjen e hetimeve ka qenë një sherr në rrugë mes dy grupeve shqiptarësh lidhur me zonën ku kishin shtrirë aktivitetin e tyre.

Dyshohet se sherri nisi lidhur me tre prostitua, çka bëri që pas hetimeve dy vjeçare të çohet në kurorëzimin e operacionit, pas dyshimeve se pas sherrit fshihej shumë më shumë. /a.y/noa.al